Siç po e vërejmë sonte është më ftohtë se çdo natë deri më tani dhe kjo për shkak të fluksit të vogël të ajrit të frohtë nga verilindja dhe kthjellimit të plotë të motit. Temperaturat janë ulur deri në 0, madje në disa disa rajone nën 0 gradë Celsius. Në Dukagjin është pak më butë.
Vranësira nga perëndimi dhe veriperëndimi do të tentojnë të depërtojnë ngase në Mesdhe kemi ciklonin shumë afër, por sonte temperaturat mund të ulen deri në -3 ose -4 gradë Celsius, shkruan Meteo Ballkan.
Gjatë ditës së nesërme vranësirat do të shtohen shumë shpejt e njëkohësisht do të kemi erëra të ftohta nga verilindja të cilat të dielën do të kushtëzojnë edhe fjolla bore