Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për një vrasje të rëndë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit policor ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit ku pas aktit të vrasjes, i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici.
Këtë e konfirmoi Agron Borovci, ku tha se menjëherë njesitë relevante kanë dalur në vendgjarje.
Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”•/InLajmi/