Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, reagon pas ngjarjes shokuese në Prishtinë ku dyshohet se burri vrau gruan e tij, përcjell InLajmi
Çitaku përveçse është e tronditur nga ngjarja, ajo shprehet e frustruar që kërkohet motivi i vrasjes makabre të 63 vjeçares.
Ish-diplomatja thotë se nuk ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri, porse dhimbja është e pafund.
Postimi i plotë i saj:
Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.
Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!
Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund./InLajmi/