Gjatë ditës së enjtë, Fshati Batllavë i Podujevës nuk ishte njejtë, aty u panë forca të shumta të rendit dhe zyrtar që nisen rrënimin e vilave private, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Zhitia ka thënë se aksioni i rrënimit të vilave %shtë kryer me sukses.
“Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia./InLajmi/
