Kryediplomatja Donika Gërvalla, të premten ka raportuar para Kosmisionit për Punë të Jashtme, ndërsa është përballur me kritika të shumta me theks për mungesën e njohjeve dhe anëtarësim në organizmat ndërkombëtar të reja, raporton InLajmi.
Kritika lidhur me mosnjohjen e shtetit dhe mos anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, Gërvalla ka marrë nga deputetët e partisë në koalicion.
Ndërsa është përpjekur të jap sqarime lidhur me pyetjet e bëra nga anëtarët e komisionit, për kryediplomaten Gërvalla kishte pyetje edhe Kryetari i Komisionit për punë të Jashtme, Haki Abazi
“Kemi ngecje në njohje të reja dhe në diskutimin, por edhe në anëtarësimin direkt në mekanizma ndërkombëtarë, sic është UNESCO, INTERPOL-i, etj”, tha Abazi, duke pyetur ministren nëse kanë ndërmarra masa për efektivitet në këtë drejtim.
Abazi madje ka kërkuar detaje nga ministrja pë strategjinë e komunikimit dhe transparencën me qytetarët.
“Nëse mund të na tregoni për strategjinë e komunikimit, sepse kemi të bëjmë me një hapësirë të vërejtjeve të zakonshme dhe të pazakonshme, nga qytetarët dhe nga ata që janë të interesuar për punën e Ministrisë së Jashtme, por edhe publikut të gjerë, për mungesën e informacionit për punën e MPJ-së”, tha Abazi,
Derisa iu është përgjigjur pyetjeve të kryetarit Abazi, kryediplomatja Gërvalla u shpreh se sa i përket transparencës me publikun, nuk mund të jemi transparent për çështje të ndjeshme.
“Sa i përket strategjisë së njohjes, unë ju propozova që të takohemi edhe njëherë gjatë këtij viti dhe ta bisedojmë shtruar. Një pjesë edhe në mënyrë jopublike, pasi është çështje e ndjeshme. Një dyminutësh rreth kësaj teme nuk besoj se do të shërbente as për informim të mirë tuajin, as për t’i shkuar temës në fund”, tha ministrja Gërvalla.