Në ditën për eleminimin e dhunës ndaj grave, pikërishtë sot dyshohet se një burr vrau bashkëshorten e tij në Prishtinë, ku më pas u vetëdorëzua në polici, përcjell InLajmi.
E në lidhje me këtë ka reaguar analistja Zana Avdiu ku tha se gratë që nga paslufta janë vra nga familjarët e tyre.
Avdiu tha se është e dhimbshme se si gruas në Kosovë i është caktuar në shërbim të burrit, vetëm si objekt asgjë më shumë.
Ajo shtoi se është akoma më e dhimbshme se si në Ditën për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas, kjo grua u vra!
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Nje burre rreth 75 vjec, e paska vra gruan e tij me sepate. Ngjarja ka ndodh ne Prishtine.
Grate nga mas lufta e knej, ne vendin tone, jane vra vec nga dora e familjareve te tyne, kryesisht nga bashkeshortet.
Vec shihni, vet e ka nje kame ne varr, e cohet e mbyte gruan e tij. Dhe, a e dini pse? Sepse kjo shoqni vendin e gruas e ka caktu te jete objekt ne sherbim te burrit. Madje edhe jeten e saj, ta kete ne dore ai.
Sot eshte dita nderkombetare e eliminimit te dhunes ndaj grave, dhe ne Kosove shenohet denjesisht kjo dite- vritet nje grua-.
Pra sic kam thane ne shkrimin e kaluar, armik i grave ne kete vend, eshte vet familja e tyne./InLajmi/