Në emisionin “Politiko”, komentatori politik Krenar Shala e ka komentuar marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
I pyetur nga moderatori se a e ka legjitimuar kjo marrëveshje edhe Asociacionin e Komunave Serbe, Shala ka thënë se nuk do të bëhet kjo gjë sa të jetë Kurti në Qeveri.
“Sa e njoh Albin Kurtin, Asociacionin kurrë s’ka me ba”, ka deklaruar Shala, përcjell Gazeta10.
Por sipas Shalës ka mundësi që të ketë ndonjë rezultat tjetër të marrëveshjes në këtë aspekt.