Një lis i madh është rrëzuar në Mitrovicë, duke dëmtuar kështu disa vetura.
Pos dëmeve materiale, nga rrëzimi i këtij lisi, nuk ka të lënduar.
Këtë përKlankosova.tve ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se të dëmtuara janë gjithsej tetë vetura.
“Përveç dëmeve nuk ka persona të lënduar. 8 vetura janë dëmtuar”, është shprehur tutje Zahiti.