Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kritikuar shumë nga opozita për qasjen e “ngurtë”, ndaj kërkesave të aleatëve ndërkombëtar për çështjen e targave, ndërsa ai të enjten në seancë sqaroi para ligjvënëseve pse nuk i ka pranuar kërkesat e aleatëve, raporton InLajmi.
Ndërsa shtohej kureshtja për ta dëgjuar arsyetimin, Kurti tha se nuk e ka pranuar që të shtyj afatin për targat 10 muaj apo një vit sepse kjo do të tregonte paaftësinë e shtetit
“Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, tha Kurti.
Tutja tha shefi i qeverisë se nuk kishte aspak logjikë për shtyrë afatin për 2 muaj për një veturë të djegur.
“Nuk mundemi për një veturë të djegur ta shtyjmë afatin 2 muaj”, u shpreh shefi i qeverisë.
Kryeministri përmendi faktin se si 6 vetura të serbëve u dogjën pasi targat iu konvertuan në RKS.
Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS.