Partia Social Demokrate në aksionin e filluar para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ka gjuajtur qershi në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, raporton InLajmi.
Kjo ngjarje ndodhi teksa kryeministri Albin Kurti, po hynte në amfiteatrin e ish-rilindjes për të ua prezantuar qytetarëve buxhetin për vitin 2023.
Në këtë aksion, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Kurti e ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, ka thënë ai.
Ky aksion i PSD-së u zhvillua me moton “Një grusht qershi për kryeministrin”, në rastin në fjalë ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës./InLajmi/