• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pas marrëveshjes e përmendi Borrell, çfarë përmban Kapitulli 35?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
24 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Pas marrëveshjes e përmendi Borrell, çfarë përmban Kapitulli 35?
0
SHPERNDARJE
48
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, mbrëmë dha detaje për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në Bruksel.

Ai foli edhe për Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, teksa shtoi se të 2 palët do të ftohen ditëve në vijim për të rinisur diskutimet për marrëveshjen përfundimtare.

“Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizës së propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të Posaçëm të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

Mes tjerash, ai sqaroi se marrëveshja e arritur mbrëmë nënkupton se Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me denominime të Kosovës, dhe se Kosova do të ndalojë çfarëdo veprimi tjetër në lidhje me riregjistrimin e veturave.

Më poshtë e gjeni se çfarë përmban Kapitulli 35 i Dokumentit për Anëtarësim të Serbisë në BE, e i cili flet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kapitulli 35, Artikulli 1: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ky qëndrim i Bashkimit Evropian bazohet në qëndrimin e tij të përgjithshëm për Konferencën e Anëtarësimit me Serbinë CONF-RS 1/14, dhe i nënshtrohet parimeve negociuese të miratuara aty, në veçanti:

– çdo pikëpamje e shprehur nga Serbia ose BE-ja për ndonjë kapitull specifik të negociatave në asnjë mënyrë nuk do të paragjykojë qëndrimin që mund të merret për kapitujt e tjerë;

– marrëveshjet e arritura gjatë negociatave për kapituj të veçantë, qoftë edhe të pjesshëm, nuk mund të konsiderohen si përfundimtare derisa të arrihet një marrëveshje e përgjithshme për të gjithë kapitujt;

– avancimi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE do të udhëhiqet nga progresi i Serbisë në përgatitjen për anëtarësim, i cili do të matet veçanërisht me angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, si dhe nga kërkesat e tjera të përfshira në pikën 23 të Kornizës Negociuese.

BE-ja inkurajon Serbinë që të vazhdojë të tregojë përkushtim për të dhënë rezultate dhe përparim në përfundimin e punës së zbatimit, si dhe të punojë drejt përparimit të mëtejshëm në normalizim.

BE-ja vëren se Serbia, në qëndrimin e saj CONF-RS 2/14 deklaroi se “Duke kuptuar plotësisht se procesi i anëtarësimit në BE dhe procesi i normalizimit duhet të ecin paralelisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën, Serbia do të mbetet tërësisht e përkushtuar për vazhdimin e procesit të normalizimit dhe dialogut të saj me Prishtinën”.

Ky kapitull nuk zëvendëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zhvilluar nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë. Prandaj, Kapitulli 35, Çështjet tjera, Artikulli 1: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jetë lidhja ndërmjet këtij Dialogu dhe negociatave të anëtarësimit.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të përgatitjeve të Serbisë, BE-ja vëren se, mbi kuptueshmërinë se Serbia, duke vepruar në mirëbesim, duhet të vazhdojë të bëjë përparim në punën e zbatimit dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në procesin e normalizimit, Serbia mund të konsiderohet se është e përgatitur mjaftueshëm në këtë fazë për negociatat mbi këtë Kapitull. Prandaj, Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë rekomandojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë mbi Kapitullin 35 – Çështjet tjera, Artikulli 1: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Serbia duhet të sigurojë se ta përfundojë pjesën e saj të punës për zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit 2015, në veçanti për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe elementeve të tjera të Marrëveshjes së Parë të Prillit 2013, (policia, drejtësia, mbrojtja civile). Përveç kësaj, Serbia do të përfundojë angazhimet e saj të mbetura sipas marrëveshjeve të mëparshme teknike. Përfundimisht, Serbia duhet të angazhohet në arritjen e marrëveshjeve të mëtejshme, duke e çuar më tej normalizimin në mirëbesim, me synimin që gradualisht të çojë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në përputhje me kornizën negociuese.

Në përputhje me kornizën e negociatave, Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë do të monitorojnë nga afër dhe në vazhdimësi përmbushjen nga Serbia të grupit të parë pasues të standardeve të përkohshme dhe do t’i raportojnë Këshillit “të paktën 2 herë në vit” për këtë çështje.

Për të marrë parasysh zhvillimet e ardhshme në dialog, ky grup i parë i standardeve të përkohshme do të përditësohet, sipas rastit, shkruan Klankosova.tv.

Nëse“progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbetet dukshëm prapa progresit në negociatat në përgjithësi, për shkak të dështimit të Serbisë për të vepruar në mirëbesim, veçanërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, Komisioni me vetiniciativë ose me kërkesën e një të tretave të Shteteve Anëtare, në përputhje me pikën 25 të kornizës negociatore, propozojnë të mos rekomandohen për hapjen dhe/ose mbylljen e kapitujve të tjerë negociues dhe të përshtatin punën përgatitore shoqëruese, sipas rastit, deri në këtë trajtohet çekuilibri.

Tags: BEJosep BorrellMarrëveshjaTargat RKS
Postimi i mëparshëm

Marrëveshja për targat, Tahiri: Kurti nuk "guxon" të bëjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Postimi tjetër

Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Falënderoj amerikanët që kanë bërë gjithçka për ne!

Të ngjajshme Postime

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj
KRYESORE

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu
KRYESORE

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KRYESORE

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
Postimi tjetër
Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Falënderoj amerikanët që kanë bërë gjithçka për ne!

Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Falënderoj amerikanët që kanë bërë gjithçka për ne!

Lajmet e fundit

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu