Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Falenderimeve ka darkuar me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel në Kosovë, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, e para e vendit Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e çdo ushtari amerikan që ka shërbyer në vendin tonë me vite.
Tutje, presidentja Osmani tha se lidhja jonë me shtetin amerikan është më e fortë se kurrë.
Postimi i plotë i saj:
Në kampin Bondsteel, ne u bashkuam me ushtarët amerikanë për një drekë speciale për Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh ndër vite. Lidhja jonë është më e fortë se kurrë./InLajmi/