Pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë reagon edhe Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq e cila thotë se më nuk do të bëhen regjistrime të reja, përcjell InLajmi.
Trajkoviq tha se me marrëveshjen në Bruksel është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.
Mirëpo, Trajkoviq paralajmëron se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë.
“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në shenjat KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” derisa të skadojnë”, deklaroi Trajkoviq.
Të mërkurën në Bruksel Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat, marrëveshje kjo ku Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./InLajmi/
https://twitter.com/trajkovic_rada/status/1595686068376203264