Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në fjalën e tij në seancën Kuvendit të enjten foli për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel për targat, raportonInLajmi.
Marrëveshja për targat sipas tij erdhi falë vendosmërisë së Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin dhe për të luftuar bandat kriminale në veri.
Muja, theksoi se vendimi i Serbisë për të mos lëshuar targa ilegale ishte darkoduar edhe në vitin 2011 dhe 2016, por nuk ishte zbatuar asnjëherë.
“Tërheqje të tilla të Serbisë brenda një periudhe të shkurtër janë manifestuar edhe të pranimi i letërnjoftimeve të Kosovës, pranimi i targave të Kosovës, heqja e taksës kufitare për qarkullim. Ngjashëm Serbia është detyruar ta pranojë marrëveshjen për energjinë dhe eliminimin e zgjedhjeve nga strukturat paralele serbe. Ishte qasja dhe vendosmëria e Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin që kanë prodhuar këto efekte”, u shpreh Muja.
Deputeti Muja theksoi tutje se “qasja racionale e peshimit të opsioneve dhe skenarëve bëhen shpesh pre e sulmeve klishe nga dezinformatorë të skenës politike në Kosovë, por edhe profiterë të status-quos dhjetëvjeçare”./InLajmi/