Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e quan lajm të mirë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat, përcjell Inlajmi.
Rohde thotë se arritja e marrëveshjes është shenjë e mirë për bisedimet e mëtejme në çështjet e pazgjidhura.
“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, tha Rohde.
Ndryshe, arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë e kanë përshëndetur edhe SHBA e vendet tjera, përveç dihet se mirpret marrëveshjen edhe kryediplomati evropian, Josep Borrell./InLajmi/
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1595686238375546881