Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka uruar Ditën e Falënderimeve, nuk ka harruar që në këtë ditë festive të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithçka që kanë bërë për Kosovën, përcjell InLajmi.
Sikur që janë shqiptarët me traditë mikpritës bujar, Haradinaj e shpreh këtë, ndërsa thotë se Kosova është edhe shtëpia e amerikanëve.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e Ditës së Falënderimeve, shprehim falënderimin tonë për gjithçka që amerikanët kanë bërë për ne. Shtëpia jonë përherë do të jetë edhe shtëpia e tyre. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën/InLajmi/