Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e së mërkurës me kabinetin e tij qeveritar, ka shpalosur detaje nga takimi i së hënës në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq sikur edhe për propozimin e BE-së për çështjen e targave, raporton InLajmi
Duke folur për propozimin në fjalë, shefi i Qeverisë tha se ai nuk përmbante ndalimin e lëshimit të targave ilegale nga ana e Serbisë.
“Gjatë tetë orëve i zhvilluam 6 takime. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të pajtimit për ti dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së të pezullonim fazën e 2 të vendimit për targt, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari vetura me targa ilegale”, sqaroi kryeministri Kurti.
Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e lëshoi objektin e BE-së.
“Ftesa e Borellit ishte e shoqëruar me një tekst me 4 paragrafë. Teksti bënte thirrje të fillonin bisedimet për të arritur marrëveshje para marsit. Për t’i dhënë hapësirë bisedimeve u tha të pezullonim vendimin për targa nëse Serbia nuk do të jepte më targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe ishte e arritur e takimit. Tash pas takimit që patëm atje i cili zgjati 8 orë përfaqësuesi i BE fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit filloi të insistojë në pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda duke i’u përshtatur Serbisë”, theksoi Kurti
Ai kujtoi se liderët shtetëror thirren për marrëveshje finale e jo për çështje teknike.
“Liderët shtetëror thirren për marrëveshje finale. Nuk jam as polic as komandat që të merrem me çështje teknike ne jemi shtet dhe kanë shumë profesionist të zotë. Unë shkoj atje për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. Autoret e BE e braktisën propozimin e tyre dhe takimi përfundoi. Vendimi ynë për targa nuk mund të jetë objekt negocimi, por është vendimi i Qeverisë”, u shpreh Kurti.
“Po i afrohemi numrit të 2. 000 mijë qortimeve, por 2 muaj pastaj gjobitje. Gjashtë muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione. Prej 8 opsioneve, nja 3 kanë qenë të përshtatshme për ne po Serbia i ka refuzuar 8 opsione. Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim por është detyrë. Shteti ynë ka kushtetutë e ligj. Sot në Bruksel ndodhet zvëvenkryeministri Besnik Bislimi mbase do të ketë takim që brenda 48 orëve të arrihet dakordimi”, tha shefi i qeverisë./Inlajmi/