Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte rrethi Gölyaka, shkaktoi panik të banorët.
Kryetari i Bashkisë së Düzce, Faruk Özlü tha se tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar disa dëmtime në ndërtesa.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të lënduarve nga tërmeti në Gölyaka është 35, përfshirë 32 në Düzce, 1 në Stamboll, 1 në Bolu dhe 1 në Zonguldak.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në një deklaratë rreth orës 07.30 tha se nuk ka viktima, raporton A2CNN.
Kujtojmë se 3 javë më parë një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në një thellësi 10 km, në juglindje të qytetit të Izmirit.