Dyshohet se është sulmuar një turiste çeke nga një qenë endacak në Kampusin Univeristar “Hasan Prishtina”, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë, turistja ka pranuar tretman mjekësorë, mirëpo nuk ka dashur të vazhdojë më tej me procedura policore.
Rastin e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Flora Ahmeti./InLajmi/