Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës së 23 nëntorit ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kësisoj në këtë mbledhje u miratua Ligji për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Qeveria ka shfuqizuar disa nene të vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj, i cili kishte rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“… me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra, para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha kryeministri Kurti.
Pagat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin rritur 100% në vitin 2017, raporton Ekonomia Online
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me vendimin e Qeverisë Kurti, janë rikthyer në nivelin e njëjtë para vendimit të Qeverisë Haradinaj.