Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, në përvjetorin e vrasjes së bashkëpartiakut të tij Xhemail Mustafa, ka thënë se sot e kujtojmë njeriun i cili me pendën dhe dijen e tij vendi ynë rrugëtoi drejt pavarësisë, përcjell InLajmi.
Hoti tha se Mustafa ishte gazetar e shkrimtar dhe këshilltar e mik i presidentit Rugova.
Ai tha se Xhemail Mustafën do ta kujtojnë gjithmonë sepse veprat e tij do të mbeten përjetësisht
Postimi i plotë i tij:
Sot, përkujtojmë gazetarin, publicistin, shkrimtarin, këshilltarin dhe mikun e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Xhemail Mustafën.
Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafës ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor dhe ndërkombëtar.
Do ta kujtojmë përherë sepse veprat e tij do të mbeten përjetësisht.
I përhershëm qoftë kujtimi për Xhemail Mustafën!/InLajmi/