Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradniaj, përsëri reagon lidhur me ”kokëfortësinë” e kryeministrit Albin Kurti për të dëgjuar kërkesën e SHBA-së, për shtyrjen e afatit për konvertimin e targave, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se sikur Kurti ti ndëgjonte me kohë kërkesën e amerikanëve nuk do të kishte tensione e pasigurt.
Ai kërkon nga kryeministri Kurti që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit./InLajmi/