Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targa, përcjell InLajmi.
Haradinaj shpreson që kjo marrëveshje të përmbyllet me njohje reciproke në mes të 2 vendeve Kosovë-Serbi, e përkrahur nga lidershipi Amerikan.
Përndryshe në orët e vona të së mërkurës është arritur marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Beogradit për targat e automjeteve.
Postimi i plotë i tij:
Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa.
Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan. /InLajmi/