Këngëtari dhe autori i njohur i shumë këngësh, Fajt, pas shumë bashkëpunimeve me artistë të mëdhenj ka paralajmëruar rikthimin e tij në industrinë muzikore, shkruan InLajmi.
Ai pas një pauze të gjatë shumëvjeçare në tregun muzikor rikthehet në dhjetor me albumin e tij të ri, i cili pritet t’i ketë gjithsej 13 këngë.
Albumi pritet të jetë edhe me bashkëpunime me emra të njohur të estradës, lansimi i këngës së parë do të bëhet në fillimet e muajit dhjetor./InLajmi/