Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ditën e mërkurë ka reaguar pas heqjes nga agjenda e takimit liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Ajo tha se liberalizimi i vizave është shumë i vonuar dhe duhet të procedohet pa kushte dhe se heqja nga agjenda e takimit nga këshilli i BE-së, është e papranueshme.
Cramon gjithashtu shtoi se dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave duhet të ndahen si 2 çështje të ndryshme nga njëra tjetra
Postimi i plotë i saj:
Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe duhet të procedohet pa kushte, me ç’rast heqja e tij e sotme nga Këshilli i BE-së, është e papranueshme.Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë – Serbi duhet të mbeten çështje më vete.