Kryenegociatori nga Bashkimi Evropian, Jozef Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes të negociatorëve nga pala kosovare dhe ajo serbe për mospërshkallëzim të situates sa i përket çështjes të targave, përcjell InLajmi.
Borrell përmes një shkrimi në Twitter shprehet i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje në mes të negociatorit nga pala kosovare Besnik Bislimi, dhe nga ajo serbe Petar Petkoviq, e cila marrëveshje dërgon në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë
We have a deal!
Very pleased to announce that Chief Negotiators of #Kosovo & #Serbia under EU-facilitation have agreed on measures to avoid further escalation and to fully concentrate on the proposal on normalisation of their relations.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 23, 2022