Në mbrëmjen e së mërkurës, kryenegociatori nga Bashkimi Evropian, Josep Borell, bëri të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata në veriun e Kosovës, përcjell InLajmi.
Pas arritjes së kësaj marrëveshje ka reaguar edhe kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, i cili tha se duhet të vazhdojnë bisedimet në mënyrë intensive të mbështetura nga BE-ja për normalizimin e plotë të marëdhenieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë i tij :
Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve./InLajmi/