Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa njëherit djali i të ndjerit shkrimtarit dhe gazetarit Xhemajl Mustafa e ka përkujtuar babain e tij në 22 vjetorin e vrasjes, përcjell InLajmi.
Mustafa babit të tij i kushtoj fjali emocioniuese, ku tha se të kujtoj të përhumbur në mendime të thella kur fikje cigaren dhe vazhdonim diskutimin mbi historinë shqiptare.
Ai po ashtu tha se i ndjeri Xhemajl Mustafa ka qenë i nxitur nga historia e kombit për themelimin e një lëvizje që të do ta nxirrte popullin shqiptar në Ballkan nga errësira.
Kujtojmë se Xhemajl Mustafa me 23 nëntor të vitit 2000 u vra në hyrje ta banesës së tij në Prishtinë nga 2 persona të maskuar.
Postimi i plotë i tij:
Bab, të kujtoj kështu të përhumbur në mendime të thella kur papritmas fikje cigaren dhe vazhdonim diskutimin mbi historinë shqiptare, aty ku e kishim lënë javë më parë… Të kujtoj si i nxitur nga historia e kombit tonë me urgjencë e këmbëngulje të bashkëthemeloje një lëvizje që buronte nga populli, për popullin. Një lëvizje për të nxjerrë popullin shqiptar në Ballkan nga errësira dhe për ta orientuar në drejtim e saj të natyrshëm euro-atlantik. Një lëvizje që bashkonte të gjithë shqiptarët drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Të kujtoj si misionar që pikëpamjet tona të ndryshme politike, fetare, socio-ekonomike, etj. i bashkonte në përballjen tonë kombëtare me fatin e ligë që kishim pasur.
Ky mision yti mbetet yll polar për jetën time.
Kur të të shoh përsëri do t’vazhdojmë diskutimin mbi historinë e kombit tonë… aty ku e lam 22 vite më parë./InLajmi/