Analisti politik, Albinot Maloku, i ka reaguar ish-kryediplomatit Skender Hyseni, pasi ky i fundit kritikoi dhe e krahasoi presidenten Vjosa Osmani me liderin komunist Enver Hoxha e kriminelin Sllobodan Millosheviq, përcjell InLajmi.
Maloku tha se vet Hyseni la shfrytëzues të posteve ministrore dhe i dështuar politikisht.
Ai i bëri thirrje LDK-së që të distancohet nga deklaratat e Hysenit, pasi i quan të turpshme të bazuara në krahasime e urrejtje.
Postimi i plotë i tij:
Çka janë more këto kritika të yshtyera nga urrejtja? Skender Hyseni njëri nga shfrytëzuesit e gjitha rasteve të ofruara nga LDK, ministër i dështuar në të gjitha aspektet, krahason presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, me kasapin e Ballkanit. Ngjashmërit që po i gjejnë dështakët e dëshpruar të politikës në Kosovës me drejtuesit aktual të vendit me kasapin Millosheviq dhe regjimin e tij, duhet sanksionuar me ligj. E turpshme që të bëhën këto krahasime të bazuara nga urrejtja e assesi nga racionaliteti i të kuptuarit të kritikës. LDK duhet të distancohet nga deklarimet e ish-kryediplomatit Hyseni. Mos kryerjeve të detyrave e obligimeve kushtetuese që i ka shefja e shtetit, nuk kundërshtohen e kritikohen me urrejtje që për tendencë ka të përfituarit nga të gjitha rastet për të dëmtuar tjetrin./InLajmi/