Gazetari nga Beogradi, Idro Seferi, ka folur në lidhje me zhvillimet fundit politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Seferi thotë se shtypi serb ka shkruar se Kosova është problemi për t’u arritur te një marrëveshje për targat.
“Është raportuar për shtyrje dy ditore nga kryeministri Kurti, pak a shumë vazhdon të jetë një fushatë, për ta paraqitur Serbinë si një palë konstruktive në dialog, e cila ka pranuar mundësinë që të zgjidhet përmes një marrëveshje, por nga ana tjetër sipas shtypit në Serbi, Kosova është problemi për t’u arritur një marrëveshje e tillë”.
“Nuk ka lëvizje shumë të madhe, në Serbi thuhet se Serbia ka qenë e gatshme të pranojë marrëveshjen dhe idenë e paraqitur nga Bashkimi Evropian, por Kosova refuzon ta bëjë një gjë të tillë”.
Ai shtoi se në Serbi po tentohet që të paraqitet Kosova, si një vend, sipas tij, që nuk ka gatishmëri që problemet të zgjidhen, shkruan Gazeta Blic.
“Por që pra një tentim i vazhdueshëm që të paraqitet që nuk mund të dialogohet me Kosovën në këtë formë, për shkak se nuk ka gatishmëri që problemet të zgjidhen”.