Lionel Messi është deklaruar për humbjen shokuese që ka pësuar Argjentina ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2-1 në kuadër ët grupit C në Kampionatin Botëror.
Argjentinasit kaluan të parët në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë, pikërisht përmes yllit të tyre, që realizoi nga penalltia, por në pjesën e 2-të pësuan 2 gola të shpejt.
Pas ndeshjes, Messi ka thënë se ata nuk e prisnin të fillonin Kampionatin Botëror në formë të tillë, derisa kjo humbje për të dhemb.
“Ishte një goditje e rëndë për ne. Nuk prisnim të fillonte kështu. Sidoqoftë, duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, gjithçka varet nga ne”, ka thënë fillimisht ai.
“Gabimet brenda pesë minutave na kushtuan me rezultatin 2:1. Ne u ngatërruam dhe pas golave gjërat u komplikuan edhe më shumë”.
“Nuk ka arsyetime për golat që nuk na i pranuan, pasi ishin në pozitë jashtë loje. E kemi ditur se Arabia Saudite është një ekip që nëse e lejon të luaj, do të shkaktojë telashe. Ata luajtën shumë mirë”., transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë me këtë grup lojtarësh. Gjërat ndodhin për një arsye. Tani, padyshim se duhet t’i fitojmë dy ndeshjet tjera”, ka shtuar me tej Messi.