Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, njëres prej 5 vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë se Kosova tash e 22 vite ka mbetur e vetmja në rajon e izoluar dhe qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian, sepse aplikohet regjimi i vizave për shtetasit kosovar.