Kryeministri Albin Kurti, e konfirmoi se të hënën deri në orët e vona të mbrëmjes ka diskutuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje për targat, raporton InLajmi.
Ndërsa foli për dikutimin e gjatë me ambasadorin, Kurti falënderoi atë atë për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje.
Por nga ana tjetër Kurti, konfirmon se pas shtyrjen e afatit të aplikimit të gjobave për targat për 48 orë nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell.
“Së pari deri vonë kam komunikuar me ambasadorin amerikan që ta gjejmë një mundësi pa cenuar kushtetutshmërinë dhe të mos lejojmë cenim të sigurisë dhe po japim shans 48 orë të rezultojë me dakordim. Me datën 18 gusht kemi pasur strukturë të qartë të agjendës. Pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti foli shkurtazi edhe për takimin e së hënës në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin dhe Josep Borrel, ndërsa theksoi se kanë pasur agjendë të qartë.
“Në takimin e djeshëm ka pasur tendencë që ne të kemi marrëveshje aktuale për targa. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë se liderët e shteteve nuk mund të vijë të diskutojnë për gjëra teknike duke lënë anash marrëveshje finale që ka në qendër njohje reciproke. E dje ka ekzistuar tendenca për aso dakordim. Unë e kam thënë në Bruksel se nuk jam polic, as prokuror, as zyrtar dogane që të diskutojmë për probleme që merren organet shtetërore”, deklaroi shefi i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti.
Kurti theksoi se nuk mund të flasë për çështje teknike, duke lënë anash marrëveshjen finale që në qendër e ka njohjen reciproke
Kështu deklaroi kryeministri Kurti pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren./InLajmi/