Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e shtyrjes të afatit për gjobitjen e qytetarëve që mbajnë targa ilegale, përcjell InLajmi.
Diplomati gjerman ka thënë se vendimi për shtyrje të shqiptimit të gjobave i jep hapësire emisarit special të Bashkimit Europian që të gjejë një zgjidhje për këtë çështje me palët në Bruksel.
Ndërsa ka shprehur admirim për vendimin e kryeministrit Kurti, ambasadori Rohde, tha se kemi nevojë për burrështetas e më pak rrezikues.
“Mirë që kemi më shumë kohë për Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues*”, tha Rohde
Për më tepër diplomanti gjerman ka kujtuar edhe kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti ka marrë vendim për shtyrjen e shqiptimit të gjobave për qytetarët që ende mbajnë targat ilegale serb.
Këtij vendimi i parapriu kërkesa e SHBA-së dhe kryeministri Kurti nuk hamendësoi por veproi me respekt ndaj kërkesës amerikane./InLajmi/
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1594962955027861504?cxt=HHwWgMC-xe2WuaIsAAAA