Analisti politik, Valon Syla ka komentuar zhvillimet politike në vend me theks takimin e së hënës, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq ndërsa ka thënë se qëndrimet e tij në Bruksel janë vetëm se një propagandë dhe asgjë tjetër, përcjell InLajmi.
Analsiti Syla parashikon se në Bruksel, do të jetë Kurti, ai i cili do të tërhiqet, sepse siç thotë ai nëse nuk i dëgjoi amerikanët, Borrelli do e e bëjë zgjidhjen.
Duke kujtuar kryeneçësinë e Kurtit, analisti Syla thotë se qëndrimet në Bruksel janë fore të tij me tregu sa shumë po heqë.
Prandaj ai i ka bërë thirrje Kurtit që të bëhet i fortë, sepse pas kësaj nuk do ta besoj më askush.
Syla, shkon edhe më larg ndërsa i drejtohet kryeministrit Kurti se nga situata ku ke hy nuk ke shpëtim dhe si lëshove si nuk lëshove pe i lagët do të dalësh.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Fore i ka Albini. Kishe e ngriva krytë. Kishe çka po hjeki. Do mi mbet situata në dorë… a e shtyve pak. Hajt shtyje edhe pak se krejt të njohim…
Për propagandë e ki…
Veç maju tash, se mas kësaj bash kërkush mo s’të beson. Nata është e gjatë.
Qishtu ta bojnë serbet, kur s’koordinohesh me amerikanë. Qitash të rahaton Borelli, por shpresat janë të vogla që mbushesh mend najhere.
A po ja majnë anën Vuçicit ata a po?
Eh merre vesh, ngrije kryt se shkove poshtë. Si leshove, si nuk lëshove pe, i lagët ki me dal.
Liderat e dobët rrasën në kësi situata. Përpara u arrestojshe e u viktimizojshe, tash stë arreston kërkush, hajde jep zgjidhje.
#albanologji #kurti #propaganda #lagët/InLajmi/