Me 6 vota për Këshilli Drejtues i UP-së ka zgjedhur kandidatin Qerim Qerimi për rektor të Universitetit të Prishtinës me mandat të përgjysmuar, raporton InLajmi.
Rektori tashmë i sapo zgjedhur Qerim Qerimi është professor i Fakultetit Juridik i zgjedhur me 6 vota, ndërkaq kandidët e tjera si Sefer Avdiaj, Ermir Rogova dhe Butë Deda kanë marrur nga një votë.
Qerimi para votimit të tij ka thënë se rastet e plagjiaturave mund të zgjidhen permes ndërhyrjeve të profesorëve ndërkombëtarë.
“Në statut ka nevojë për përcaktime më precize. Do të inicioj krijimin e një grupi punues për rishikimin e statutit. Rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhim përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtarë”,ka thënë ai.
Deri më tani, si ushtrues detyre në pozitën e rekorit të UP-së ka qenë Luljeta Plakolli-Kasumin, ndërkaq shkarkimi i ish-rektorit Naser Sahiti kishte ardhur nga Këshilli Drejtues i UP-së me arsyetimin e mospërmbushjeve të detyrave të menaxhmentit të lartë./InLajmi/