Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se Bashkimi Evropian duhet ta respektojë Kosovën si shtet, përcjell InLajmi.
Pacolli shprehu shqetësimin e tij sa i përket dialogut Kosovë-Serbi duke thënë se BE duhet të jetë neutrale në negociata, ngaqë sipas tij dialogut duhet ti vendoset një afat i fundit sepse nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
Ai shtoi se nuk duhet harruar premtimi për liberalizimin e vizave që i është bërë vendit tonë.
Postimi i plotë i tij:
BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata. Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj. Dialogu nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave…/InLajmi/




















