Champs Elysees në Paris është veshur me shkëlqimin e festave, zbukurime të cilat do të zgjasin deri më 2 janar 2023.
Njerëzit brohoritën pasi kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo dhe të tjerë shtypën një buton në një ceremoni të dielën për të ndriçuar 400 pemë përgjatë rrugës ikonike.
Megjithatë vendimi për ndezjen e dritave, është kritikuar shumë për shkak të krizës energjetike që po kalon e gjithë bota.
Për shkak të mungesës së energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, dritat do të fiken më herët gjatë natës dhe ngjarja sezonale do të jetë një javë më e shkurtër se zakonisht. Shpresohet se këto masa do të ulin konsumin e energjisë me 44%, shkruan A2CNN.
Ndriçimet e Krishtlindjeve në Champs-Elysees janë planifikuar të vazhdojnë deri më 2 janar.