Në Bruksel sot është duke u mbajtur takimi trepalësh Kurti-Borrel-Vuçiq, ndërsa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, transmeton InLajmi.
Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka folur lidhur më ketë takim, ndërsa tha se janë vetëm 2 rezultate që mund të pasojnë nga takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel.
“Njëra është të triumfojë arsyeshmëria e shëndoshë, dhe tjetra është që të ketë incidente”, i ka thënë Daçiq agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.
Daçiq shpreson që bashkësia ndërkombëtare në këtë çështje do ti bëj presion Prishtinës për arritjen e një marrëveshje.
Takimi trilateral i cili po mbahen pas dyerve të mbyllura në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe përfaqësuesve të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, ende nuk dihet në do të prodhojë ndonjë marrëveshje.
Takimi i së hënës në Bruksel do të jetë sfidë në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për afatin e targave./InLajmi/