Kryeministri Albin Kurti, ishte ftuar në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan InLajmi.
Ky takim po zhvillohet për arritjen e një marrëveshje e cila do të mundësonte që edhe për një periudhë të caktuar t’ua mundësonte qytetarëve serb në veri mbajtjen e targave ilegale.
Kujtojmë se të hënën, pikërisht kur edhe po zhvillohet takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, ishte afati për fillimin e zbatimit të fazës së 2-të të vendimit për targat RKS, konkretisht faze e gjobitjes për ata të cilët nuk kanë respektuar afatin e konvertimit të targave.
Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro. /InLajmi/