Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami për mos arritjen e një marrëveshjeje në takimin mes Kurtit dhe Vuçiq ka thënë se Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e konvertimit të targave në këmbim të Serbisë, përcjell InLajmi.
Bajrami tha se propozimi i mbështetur nga Gjermania dhe Franca, çuditërisht u refuzua.
Takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq i thirrur nga Josep Borell ka konkluduar pa marrëveshje sa i përket çështjes së targave.
Postimi i plotë i tij:
Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga Josep Borrell, Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua./InLajmi/
