Mëngjesi i ditës së hënë doli të jetë fatal për një person në Klinë, i cili në një aksident trafiku ndërroj jetë, përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës mashkull.
“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi /InLajmi/.