Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vuçiq tha se takimi do të mbahet nesër në ora 8:00 në Bruksel.
Një nga temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave. Ai tha se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e 2të e Qeverisë, ajo e shqiptimit të gjobave prej 150 eurove për veturat me targa ilegale, shkruan Klankosova.tv
Është kontaktuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, por deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjigje.