• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

SHBA shpreson për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave

Besiana Visoka nga Besiana Visoka
25 November 2022
në Kosovë
0 0
0
SHBA shpreson për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

“Në mënyrë aktive ne po mbështesim këto përpjekje”.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.

Këto reagime të SHBA-së vijnë një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbi çështjen e targave ilegale serbe të cilat përdoren në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”,tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjoba, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 20 nëntor se nuk është optimist për në Bruksel.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”,tha Vuçiq më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.

Ai përsëriti kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targa.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër formimit të asociacionit njëetnik.

Lidhur me targa, ai ka pranuar më 18 nëntor se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave.

Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja.

“Janë 9000 vetura me targa ilegale serbe. Kjo është më pak se 10 % e veturave që i kanë serbët në Kosovë, kështu që është një pakicë ekstreme e serbëve që janë duke refuzuar këto targa. Kemi pasur 1 dallim në qasje dhe sekuencim të zbatimit, duke nisur vetëm me qortim”,ka thënë Kurti.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në 4 komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Edhe kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se 21 nëntori “nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat” dhe situatën aktuale të krijuar për targat e ka konsideruar si “krizën më serioze në 10 vjetët e fundit”.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e 2 palëve mbeten larg.

Serbët në veri ishin bërë pjesë e institucioneve të Kosovës pas marrëveshjes së parë që kanë arritur 2 vendet për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013.

Tags: Albin KurtiAleksander VuçiqSHBAVendimi për targat
Postimi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete në Llaushë të Skenderajt, një femër 36 vjeçare

Postimi tjetër

Avdiu: Albini e paska shtyrë për 24 orë vendimin për targat!

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Postimi tjetër
Avdiu: Albini e paska shtyrë për 24 orë vendimin për targat!

Avdiu: Albini e paska shtyrë për 24 orë vendimin për targat!

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu