Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka folur për kampionatin e Kupës së Katarit, ku ka treguar se do të jetë musafir atje me ftesë të autoriteteve, përcjell InLajmi.
Pacolli ka bërë të ditur se në këtë kampionat do bëjë tifo për lojtarin shqiptar Granit Xhaka, i cili është njëherit edhe kapitën i ekipit të Zvicrës.
Për kupën botërore të Katarit, Behxhet Pacolli tutje tha se shumë persoanlitete po flasin negativisht për të dhe se po bëjnë thirrje për bojkotim të ngjarjes e cila pritet të zhvillohet në Katar.
Sipas tij, ky kampionat i ka rregullat e veta dhe se askush nuk është i detyruar që t’a vizitojë Katarin.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Katar fillojnë lojrat për Kupën e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka./InLajmi/