Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ditën e dielë ka thirrur për kujdes të shtuar nga vërshimet që kanë ardhur si pasojë e reshjeve të denduratë shiut në vend, përcjell InLajmi.
Ramosaj deklaroi se ura në fshatin Vranoc të Vogël është e dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve.
Ai gjithashtu shtoi se Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën për t`u dalë në ndihmë qytetarëve të vet.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.
Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente. /InLajmi/