Nuk është emër i panjohur, Halil Kastrati, për publikun kosovar dhe më gjerë, sidomos për veprat e tij të bamirësisë, përcjell InLajmi.
Ditën e dielë ai ka bërë bashkë 2 grupet e tifozëve të futbollit, ata të Tetovës të quajtur “Ballistë” dhe ata të Shkupit, të quajtur “Shvercerat”.
Së bashku me Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e heroit Hamëz Jashari, Halil Kastrati ka arritur t`i pajtojë këto dy grupe tifozësh, të cilët ishin në rivalitet për shumë vite, e shpesh janë përfshirë edhe në përleshje fizike mes vete.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Ne emer te Zotit te gjithesise
Ne emer te Heronjeve te Lirise
Bashkohen duart e vellazerise
Sot bashke me hoxhen e nderuar Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e Heroit Hamez Jasharit Bekim Jashari ishim deshmitare ne pajtimin dhe besatimin e dy tifo grupeve nga Shkupi e Tetova
E lus Zotin qe te mbizotroj paqja, solidariteti, falja e dashuria ndaj njeri tjetrit ne popullin tone
Qofshim faqebardh gjithmone!
O Zot, ti je Fales, e don ate qe kerkon falje, na fal te gjitheve🤲 /InLajmi/