Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime, e kanë përfshirë të gjithë rajonin dhe vazhdimisht po raportohet për dëme matëriale që janë duke u shkaktuar, transmeton InLajmi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshem të Sërbisë kanë thënë se policia në Novi Pazar ka ndërhyrë me nxjerrjen e ujit nga bodrumi, si dhe është nxjerrë një automjet nga përroi në Tutin.
JVP “Srbijavode” prezantoi mbrojtje emergjente nga përmbytjet në një pjesë të pellgut ujëmbledhës Zapadna Morava dhe në njësinë e ujit “Ibar – Kraljevo, Novi Pazar”, raporton Tanjug.
Në faqen e internetit Srbijavode është bërë e ditur se për shkak të reshjeve të dendura ka tendencë që niveli i ujit në lumenjtë Rashka, Jošanica dhe Vidrenjak të rritet edhe më tej. /InLajmi/