Përfaqsuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borell ka thënë se nesër do të thërras një takim urgjent për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq, përcjell InLajmi.
Borell ka thënë se kemi nëvojë për de përshakallëzim të situatës në veri të vendit.
Diplomati Josep Borell bëri të ditur se duhet të ndalohet menaxhimi i krizës dhe duhet të fillohet normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Me 21 nëntor pritet të mbahet takimi mes presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve./InLajmi/