Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi, ka folur për subvencionimin e kontratave.
Xhaferi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se si pasojë e vonesës së subvencionimit nga Qeveria, Komuna e Prishtinës ka shkëputë kontrata me vlerë 6 milionë euro.
Një situatë që nuk ka ndodhur që 20 vite. Pra ngritje çmimet në bitomen, në asfalt në cdo fushë. Në bitomen kanë ndodh 100 % dhe të gjitha kontratat janë stopu, kontraktort filluan të shqetësohen.
6 milionë euro i kemi shkëput kontrata, e kemi ditë që Qeveria e Kosovës filloi të vonohet me subvencionimi, na trembi që mund të vonohen me subvencionime”.
Ai tha se e gjithë kjo ka ndikuar në bllokimin e punëve, në realizimin e planeve dhe në harxhim të buxhetit.